Adelina Ismaili: Fytyrën e fëmijës e kam parë në ëndërr (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtarja Adelina Ismaili po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës. Ajo është në pritjen e ëmbël. Në një intervistë për "Who", ajo ka treguar se si është ndjerë në momentin e parë që zbuloi se ishte në pritje të një fëmije.

"Telefonova të parin Valin. Pasi u sigurova mirë. Nuk mund të flisja, qaja nga gëzimi! Nuk mund të zbrisja një kat më poshtë ku ishte ai që t’i tregoja, e thërrisja të vinte tek unë lart. Nuk mbaj mend të jem gëzuar më shumë në jetë".

Por cili ishte reagimi i partnerit të këngëtares, njëkohësisht edhe menaxheri i saj dhe motrat?

Adelina shprehet se “Vali e kishte humbur (qesh). Nuk besonte. Ishte njeriu më i ëmbël në botë, ta shikoje në ato momente. Tani kur e kujtoj, si një fëmijë i vogël që i ke dhuruar gjithë botën. Nuk e kam parë ndonjëherë ashtu, qeshnim si të çmendur të dy. Pastaj heshtnim dhe fillonim përsëri. Ema ishte e para që i tregova, as atë nuk mbaj mend ta kem dëgjuar më të lumtur në jetën time. Flisnim pa kontroll që të dyja dhe qeshnim. Zani (Zanfina) bërtiste andej “Oooh kush po bëhet maaaami?! Nuk dija çfarë të flisja, nuk i kisha dëgjuar më të gëzuara ndonjëherë. Nuk dija çfarë të thoja, e kisha humbur dhe unë shumë. Gjë që s’më ka ndodhur gati asnjëherë (qesh). Qanim e qeshnim bashkë”.

Të jesh prind nuk është natyrisht shumë e lehtë, nevojiten parapërgatitje të mëdha. Por, siç tregon këngëtarja, ka qenë e përgatitur prej kohësh për këtë moment dhe ka lexuar nisur që “prej punimeve shkencore, deri tek bestytnitë e gjysheve (qesh)".

Ndonëse duhen edhe disa javë përpara se foshnja të vijë në jetë, tashmë Adelina Ismaili e ka të qartë fytyrën e saj. “E kam parë në ëndërr që nga fillimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë beb energjik (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe”, teksa tregon se vogëlushi/ja e saj do t’i ngjajë Valit.

“Jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh). Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe buzëqeshjen time”. Por, ardhja në jetë e këtij fëmije nuk ndërpret planet e këngëtares së famshme për të bërë një ceremoni të madhe dasme. “E dua dasmën me bebushat tonë. Kam përshtypjen që në këtë mënyrë iu dhurojmë dhe një dashuri fëmijëve tanë. Një festë dashurie jo vetëm për ne të dy”. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori