Tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri, shkon mbi 50 mijë numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ka kaluar shifrën e 50,000 viktimave.

Autoritetet turke publikuan sonte të dhënat e fundit zyrtare të katastrofës.

Në Turqi janë konfirmuar më shumë se 44,000 viktima.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet e deritanishme është 44,218.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje.

Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Në Siri, të vdekurit sipas të fundit numri I të vdekurve ka shkuar në 5914, që do të thotë se në të dyja vendet numri I të vdekurve është mbi 50 mijë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

/albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 21:20