ACAROHET RUSIA / SHBA stërvit ushtarët në kufi (VIDEO & FOTO LAJM)

Rusia është acaruar pasi rreth 160 trupa amerikane dhe letoneze, të ndjekura nga automjete të blinduara, parakaluan nëpër qytete në afërsi të kufirit rus, në stërvitjen dy ditore baltike të NATO-s në Letoni.

Marshimi nisi të martën, më 7 shkurt dhe ka përfunduar të mërkurën, si pjesë e ushtrimeve të koduara "Bayonet Vanguard".

Stërvitjet u zhvilluan nëpër të gjithë vendet baltike, të cilat thuhet se synojnë rritjen e bashkëpunimit në mes të ushtarëve të Letonisë dhe atyre amerikanë, të cilët provuan aftësitë e tyre në kushtet e dimrit, transmeton "Telegraf".

Destinacioni i fundit i tyre ishte qyteti Rezekne, që ndodhet vetëm 63 kilometra (39 milje) në perëndim të kufirit Letoni-Rusi.

Pasi vendosja e dhjetëra ushtarëve dhe makinerive të rënda në një qytet prej 30.000 banorësh mund të ketë shkaktuar frikë në mesin e banorëve, autoritetet letoneze kishin paralajmëruar qytetarët paraprakisht.

Stërvitjet ushtarake, të njohura si Bayonet Vanguard, u mbajtën në Lituani, Estoni, Letoni, që nga 6 deri më 9 shkurt.

Stërvitjet, u tha se shërbejnë si dëshmi e angazhimit të Uashingtonit për sigurinë evropiane.

Por Moska e ka përshkruar vendosjen e trupave të NATO-s pranë kufirit rus si një "kërcënim", duke thënë se ata "rëndë po e rrisin rrezikun e incidenteve".

"Kjo vendosje është sigurisht një kërcënim për ne", ka thënë zëvendësministri i jashtëm, Aleksey Meshkov, në një intervistë për RIA Novosti. "E kush tha se kjo do të përfundojë me kaq? Ne nuk kemi një informacion të tillë". /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori