Një ish-mësuese anglishteje në një shkollë të mesme në Utah të SHBA-ve, është dënuar për
abuzim seksual me 3 nga nxënësit e saj.
Pas dy viteve në
burg,
Brianne Altice rikthehet sërish në medie, ku kërkon dalje para gjykatës për veprimet e saj dhe ka shpërthyer në lot në seancë.
Prokurorët thanë se një nga djemtë ishte 16 vjeç dhe dy të tjerët nga 17 vjeç, kur
Brianne Altice ka pasur marrëdhënie seksuale me ta.
Ajo ishte arrestuar edhe gjatë 2013-es, por më pas ishte liruar pasi pagoi garancinë.
Megjithëse humbi punën dhe bashkëshortin, 35-vjeçarja vazhdoi marrëdhëniet me një nxënës 17-vjeçar dhe për këtë u arrestua sërish dy vite më parë.
Altice u shpall fajtore për tri akuza për
abuzim seksual me dhunë dhe një gjykatë në Utah e dënoi atë me të paktën dy deri në 30 vjet
burg.
Gjykata e ka shtyrë vendimin për muajin e ardhshëm për dhënien e vendimit nëse do të ketë liri me kusht për ish-mësuesen. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 15:51