AAK mban një minutë heshtje për të rënët në Kumanovë (FOTO LAJM)

Nga mbledhja e kryesisë së AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nderuar të rënët ne përplasjen e armatosur fundjavën e shkuar në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë.

Ndryshe nga forcat e tjera politike, partia e Ramush Haradinajt ka nderuar ish-pjesëtarët e UÇK-së.

"Me një minutë heshtje për Kumanovën dhe në nderim të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhanë jetën në këto zhvillime, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur punën e takimit të sotëm, në finalizin e procesit të brendshmëm zgjedhor në të gjitha nivelet", shprehet zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma. /albeu.com/


Shtuar më 15/05/2015, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori