A ka përplasje mes Gjebreas, Vejsiut dhe Grabockës? Çfarë thotë Alketa (FOTO LAJM)
Kohëve të fundit në media është përfolur shumë për një përplasje mes Ardit Gjebreas në njërën anë dhe Vera Grabockës e Alketa Vejsiut në anën tjetër.

Shkak thuhej të ishte rivaliteti i krijuar me dy festivalet e fundvitit, "Kënga Magjike" dhe ‘Festivalit të Këngës’ që këtë vit mban vulën e dyshes së njohur.

Përflitej se mes Gjebreas dhe Grabockës ka pasur një zënkë brenda korridoreve të Klanit në lidhje me një pjesë të stafit të rekrutuar për punë edhe tek festivali i fundvitit nga Vera dhe Alketa.

Megjithatë, të gjitha këto duket të jenë të pavërteta, ose të paktën një gjë të tillë ta portretizojnë protagonistët.

Alketa Vejsiu mbrëmjen kur u mbajt nata finale e “Kënga Magjike” ka qenë në Pallatin e Kongreseve teksa në një postim në Instagram i ka dhënë vëmendjen e merituar edicionit të këtij viti.

Teksa ‘Kënga Magjike’ uli siparin për këtë vit, tashmë fokusi është në Festivalin e Këngës me 19,20 dhe 22 Dhjetor.
Shtuar më 09/12/2019, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori