A gënjeu Trump? Asnjë aeroplanmbajtëse nuk po kërcënon Korenë e Veriut (FOTO LAJM)

Pozicionimi aktual i aeroplanmbajteseve amerikane ne oqeanin Indian dhe ate Paqesor
Pëlqej
Presidenti Donald Trump deklaroi se ishte duke dërguar një "flotë të fuqishme ndëshkuese" kundër regjimit të Koresë së Veriut duke bërë fjalë për aeroplanmbajtësen "USS Carl Vinson", por duket se ai nuk ka thënë të vërtetën sipas mediave amerikane.

Duke iu referuar zyrtarëve të Pentagonit, CNN raporton se aeroplanmbajtësja "USS Carl Vinson", e cila u tha se para një jave ishte nisur për në gadishullin korean gjendet mijëra milje larg detit të Japonisë dhe nuk përbën aspak rrezik për Kim Jong Un, përcjell Albeu.com.

Mësohet se ajo gjendet në Oqeanin Indian dhe do t'i duhet që të luntojë dy javë për të arritur në detin e Japonisë, ndryshe nga sa ishte thënë nga Presidenti Trump.

Ndërkohë, edhe aeroplanmbatësja tjetër që dje u tha se ishte nisur për në gadishullin korean nuk është fare në zonë. "USS Nimitz" gjendet në bregun perëndimor të SHBA-ve dhe duhet të lundrojë disa javë për të arritur në zonë gjithashtu (shiko hartën në galeri).

E vetmja aeroplanmbatëse që mund të kërcënojë disi Kim Jong Un, është ajo "USS Reagan", e cila është pozicionuar në një port të Japonisë.

"Ato do të nisen brenda 24 orësh për në drejtim të gadishullit korean"., - i ka thënë CNN-it në kushte anonimati, përcjell Albeu.com.

"Dërgimi i një aeroplambajtëseje në një zonë të caktuar kërkon përmbushjen e një serë kushtesh të tjera"., - vijon ai. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori