A e dini sa kushtojnë çorapet e Rihanna-s, me të cilat u tall Noizy? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Reperi shqiptar Noizy, la tek fotoja e Rihannës, një koment “Katunare e dreqit”, për shkak se ajo ushfaq me një palë çorape me gurë të shëndritëshëm.

Por e a dini sesa kushtojnë çorapet e saj?

Çorapet janë Gucci Resort, dhe kushtojnë plot 1,300 dollarë. Rihanna i tregoi ato në faqen e saj në Instagram të mërkurën.

Këngëtarja, 29-vjeçare, kishte veshur një fustan të zi të shkurtër pas trupit dhe një xhup oversize. Por ato që ranë në sy ishin çorapet e gjata që i ekspozonte me këpucët e hapura nga pas, edhe ato të bardha.

Nuk është hera e parë që Noizy komenton te Rihanna. Ai këtë gjë ka bërë edhe më parë duke e quajtur “nuse” dhe duke shprehur kështu pëlqim për këngëtaren. E kush nuk e pëlqen atë! /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori