A e dini kush është gjirokastriti i parë që ka shkuar në Hënë? (FOTO LAJM)

Pëlqej
A e dini se kush është gjirokastriti i parë që ka shkuar në Amerikë?

Ambasada Amerikane bën me dije se ai është Wilson Kokalarin, inxhinierin me origjinë shqiptare i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e misionit të parë në hënë, “Apollo 11”.

Ambasada Amerikane shkruan se Wilson Kokalari, lindi në Gjirokastër dhe emigroi në SHBA në moshën 1-vjeçare.

Gjithashtu Kokalari ishte ai që shkroi udhëzuesin që ndihmoi astronautët e “Apollo 11” që të zbrisnin anijen kozmike në tokë në mënyrë të sigurt.

Postimi në Facebook:

A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1-vjeçare.

Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11.

Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike.

Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2017, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori