A do të bëhet xheloze Monika? Meta poston foton me bjonden e Arian Çanit (FOTO LAJM)

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka postuar një foto me Marinelën, "Sofinë" e re të "Zonë e Lirë", te Arjani Çani.

Por në foton e shpërndarë në facebook nuk kanë munguar edhe komentet nga qytetarët, ku një ndër tyre Presidenti Meta ka zgjedhur edhe që t’i kthejë përgjigje.

"Me Marinelën, 'Sophie' e re të Arian Çanit, gati për t’i vënë flakën 'Zonë e Lirë'"– shkruan Presidenti në facebook.

"Do bohet xheloze Monika", i ka komentuar një qytetar, ndërsa Meta ia ka kthyer se kryetarja e LSI-së, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi nuk bëhet xheloze për gjërat e bukura.

"Monika nuk bëhet xheloze për gjërat e bukura!"-shkruan Meta. /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2020, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori