"Do dilje me një djalë më të ri?", Armina Mevlani jep përgjigjen e papritur (FOTO LAJM)
Armina Mevlani është pyetur në rrjetet sociale nëse do të martohej me një burrë më të ri se
vetja dhe ajo tregoi nuk i dihet asnjëherë, por një mashkull më i madh në moshë përherë ka qenë preferenca e saj e parë, pasi në atë mënyrë ndihet e
mbrojtur dhe e llastuar.
“Kurrë mos thuaj kurrë. Por gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt më të mëdhenj se
vetja. Ndihem më e
mbrojtur dhe më e përkëdhelur kështu”– ka thënë
Armina.
Armina ka prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën dhe tashmë pritet që ta finalizojnë me dasmë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 15:44