9 ushtarë në Australi vrasin veten brenda 3 javëve, mes tyre edhe një grua (FOTO LAJM)
9 ushtarë australianë kanë vrarë veten mes debatit për publikimin e një raporti për krimet e pretenduara të luftës në Afganistan.
Hetimi 4-vjeçar
zbuloi një 'rekord të turpshëm' të
vrasjeve të paligjshme që ndodhën jashtë fushës së nxehtë të betejës.
Një version i redaktuar i raportit u publikua të enjten, pas diskutimesh me javë të tëra rreth përmbajtjes së tij dhe shkaktoi një reagim të ashpër global.
Vetëm në tre javët e fundit, një femër dhe tetë ushtarë meshkuj, të moshës 20 deri në 50 vjeç kanë vrarë veten.
Besohet se stresi i hetimit, i cili
zbuloi prova të 39
vrasjeve nga Forcat Speciale Australiane ndikoi në vetëvrasjet e ushtarakëve.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 13:18