800 km për të humbur virgjërinë me burrin 24 vite më të madh dhe të dashurën e tij (FOTO LAJM)

Një vajzë e re udhëtoi më shumë se 800 kilometra në SHBA për të humbur virgjërinë me një burrë 24 vjet më të madh në moshë dhe të dashurën e tij. Tashmë ata jetojnë të lumtur të tre sëbashku.

Gabrielle Reese ishte vetëm 18 vjeç kur takoi për herë të parë Jacob Boswell dhe Megan Muirhead. Ajo i kishte njohur ata nga një website.

Tashmë Gabrielle është 21 vjeç dhe ka jetuar me çiftin për tre vitet e fundit. Edhe pse pranon se janë të lumtur të tre sëbashku, ajo shprehet se xhelozia është rrezik i madh për lidhjen e tyre.

Gabrielle udhëtoi nga Idaho në Utah. Ajo ka treguar për mediat se është biseksuale dhe gjithmonë ka pëlqyer meshkujt më të mëdhenj në moshë.

“E humba virgjërinë që fundjavën e parë. Në fakt nuk është se e kishim diskutuar më parë, por të tre ishim të interesuar dhe të hapur rreth kësaj ideje.

Ata ishin shumë pozitivë. Jacob dhe Megan janë më të mëdhenj në moshë, ndërkohë që unë nuk kisha asnjë eksperiencë”, është shprehur 21-vjeçarja.
Shtuar më 20/11/2019, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori