8 vite më i vogël, aktorja e njohur kapet "mat" në momente private me të dashurin (FOTO LAJM)

Aktorja e famshme, Katie Holmes, duket se po e shijon në maksimum lidhjen e saj më të re. Mediat e huaja shkruajnë se 41-vjeçarja">41-vjeçarja ka nisur një romancë me shefin e kuzhinës Emilio Vitolo Jr, 33 vjeç.

Ish-bashkëshortja e Tom Cruise, u fotografua nga paparacët së bashku me të dashurin në restorantin e famshëm të babait të Emilio-s, Nolita, i cili frekuentohet nga yjet përfshi këtu Whoopi Goldberg, Bradley Cooper, madje edhe Barack Obama.

Dyshja është kapur mat duke shkëmbyer puthje pasionante në New York të martën, ndërkohë që shumë pranë tyre ishte babai i shefit të kuzhinës që kishte hequr sytë mënjanë.

41-vjeçarja">41-vjeçarja dukej e buzëqeshur ndërsa të dy vështronin njëri-tjetrin me maskat e e fytyrës të ulura poshtë.
Shtuar më 21/10/2020, ora 23:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori