8 njerëzit që kanë mahnitur gjithë botën me bukurinë e tyre unike (FOTO LAJM)

Çdo njeri ka një karakteristikë që e bën atë të veçantë. Këta janë 8 njerëzit që kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës falë ngjyrës së pazakontë të lëkurës së tyre dhe që nuk ndihen keq për këtë.

Connie Chiu lindi në Hong Kong. Fëmija e katërt në një familje kineze, ajo ishte e vetmja që lindi me albinizëm. Më vonë Connie dhe familja e saj u shpërngulën në Suedi, ku ajo u rrit dhe studioi për arte dhe gazetari. Në moshën 24-vjeçare ajo filloi karrierën e saj si modele ndërsa është gjithashtu dhe këngëtare e xhazit.

Modelja amerikane Nikia Phoenix dallon nga njerëzit e tjerë falë lëkurës së saj të errët, flokëve natyralë dhe njollave që mbulojnë trupin e saj. Pamja e pazakontë e saj u vu re nga një prej anëtarëve të kompanisë Alternative Apparel, e cila prodhon brende, kur Nikia shkoi në një kafene të vogël. Që atëherë, Phoenix është bërë imazhi kryesor i reklamave të Coca-Cola dhe Target.

Amerikani Stephen Thompson nuk imagjinonte kurrë një karierë në modeling. Por një ditë, fati e shtyu atë të kontaktojë me një fotograf, i cili u impresionua nga pamja e jashtëzakonshme e Stephen. Ai bëri disa fotografi, më pas ato u publikuan në një revistë duke u bërë zanafilla e suksesit të Thompson. Fotografitë e tij aktualisht ndodhen në çdo revistë mode.

Pamja e pazakontë e Winnie Harlow tërhoqi vëmendjen e supermodeles Tyra Banks, e cila e ftoi atë të behej pjesë e America’s Next Top Model. Harlow u rendita e 5 -ta në këtë show por arriti të bëhet imazhi i brendit “Desigual” së bashku me brazilianen Adriana Lima.

Ava Clarke është një afrikano-amerikane albine. Vajza pushtoi botën e modës me kaçurrelat e saj bionde, sytë e shkruar dhe buzët rozë. Fotot e saj të mrekullueshme, tashmë janë shfaqur në faqet e revistave më të famshme të modës si Vogue, Denim dhe VIP. Sipas diagnozës së mjekëve, vajza supozohej se do të ishte verbuar tashmë. Por falë përpjekjeve të prindërve të Ava, ajo lexon, kërcen dhe madje ka arritur të tërheqë vëmendjen e fotografëve të shquar.


Khoudia Diop është një 19-vjeçare nga Senegali. Ajo u punësua nga një agjenci mode dhe tashmë ka pushtuar Instagramin me fotot e saj mahnitëse. Llogaria e saj në rrjetin social numëron më shumë se 235,000 ndjekës. Khoudia inkurajon njerëzit të pranojnë individualitetin e tyre: “Nëse jeni me fat që nuk jeni njësoj me të tjerët, mos ndryshoni kurrë!”.


Nastya Zhidkova, është quajtur vajza më e bukur albine në botë. Ajo lindi në Rusi në vitin 1996. Modelja ka arritur të ndryshojë industrinë e modës në vend. Nastya është gjithashtu një këngëtare e talentuar, e cila shpesh ndan punën e saj në YouTube.

Më shumë se 464,000 njerëz ndjekin jetën e kësaj nxënëseje në Instagram (megjithëse ajo ka vetëm 39 postime!). Lola Chuil jeton në Los Anxheles, është në shkollën e mesme dhe flet 8 gjuhë. Ajo ka një bukuri të pazakontë: lëkurë të errët, buzë dhe hundë elegante, dhe sy që duken sikur janë pikturuar. Ndjekësit e Lola-s e krahasojnë atë me modelen e famshme Naomi Campbell./iconstyle
Shtuar më 19/10/2020, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori