Akuzohet për spinuazh, shtyhet seanca për shtetasin rus, kërkoi ndryshim të masës së sigurisë

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit për shtetasin rus, Mikhail Zorin, u shty pasi prokurori i çështjes kërkoi kohë për të njohur me aktet e dosjes. Zorin akuzohet për spiunazh në vendin tonë.

Avokati i Zorinit kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij, duke pretenduar se kanë kaluar afatet kohore të paraburgimit. Gjykata vendosi që të pranojë kërkesën e Prokurorit dhe kërkoi që të paraqitet informacion mbi hetimet.

Si pasojë, seanca gjyqësore u shty dhe caktuan datën 14 prill 2023, në orën 13:00.

Zorin akuzohet se në bashkëpunim me Svetlava Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë mbërritur në Shqipëri me detyra të përcaktuara nga shërbimet sekrete ruse, për njohje territori, duke fotografuar objekte ushtarake dhe infrastrukturën kritike më vendin tonë. /albeu.com


Shtuar 12.04.2023 10:21