Del fotoja, ky është truproja i Brilant Martinajt që mbeti viktimë e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë (FOTO LAJM)

Fotoja që shihni më poshtë është e 30-vjeçarit Diklen Vata, një nga viktimat e vrasjes së trefishtë më 17 korrik 2022 në Fushë-Krujë.

Nga ngjarja mbeti i vrarë dhe 23-vjeçari Brilant Hoxha si dhe 34-vjeçari Blerim Hoxhaj. Autorët e kësaj ngjarjeje janë në arrati dhe dyshohet se janë vrasës me pagesë, pasi gjithçka ishte planifikuar në detaj dhe viktimat janë të përfshirë në ngjarje të më përparshme kriminale.

Si ndodhi ngjarja

Autorët i kanë vëzhguar 3 të rinjtë të cilët mbetën të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxhaj u ekzekutuan me breshëri plumbash ndërsa ishin duke lëvizur me një makinë tip “Volswagen Passat.”

Sipas burimeve, bëhet me dije se të rinjtë po lëviznin drejt nga Tirana drejt zonës së Mamurrasit.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswgen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 50 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhajn dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave. Si pasojë Martinaj dhe Hoxhaj u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të largohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.