Facebook ndryshon zyrtarisht emrin

Facebook ka ndryshuar emrin në Meta. Kompania e madhe e rrjeteve sociale ka komunikuar këtë ndryshim në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve, duke deklaruar se ky emër përshkruan dhe përfshin më mirë atë që Facebook përfaqëson.

Facebook ka zbuluar planet për një “metaverse”, një rrjet social ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual.

“Facebook është një nga produktet më të përdorura në historinë e botës. Është një markë ikonë e mediave sociale, por gjithnjë e më shumë, thjesht nuk përfshin gjithçka që bëjmë. Unë dua të ankoroj punën tonë dhe identitetin tonë në atë që ne po ndërtojmë,” tha ai Zuckerberg.

Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës dhe skandalet e vjedhjeve të të dhënave.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.10.2021 20:41