7 vite pas ndarjes nga jeta, vajza e Paul Walker përlot botën me foton e veçantë (FOTO LAJM)

Në 30 nëntor u bën 7 vite nga ndarja nga jeta e aktorit të ndjerë, Paul Walker. Vajza e tij e vetme e ka kujtuar Paul përmes një postimi shumë prekës në rrjete sociale.

22-vjeçarja, Meadow Walker, ka ndarë në Instagram një foto të vjetër me të atin e saj të ndjerë dhe ka shkruar disa fjalë që të thyejnë zemrën.

“Një ditë e shëmtuar për ta kujtuar në trishtim. Disa e sotme është festë për dashurinë dhe lumturinë që ti solle në këtë botë. Kjo është një foto e imja me shokun tim më të mirë dhe unë po fle gjumë”, ka shkruar Meadow.

Në foton e publikuar ajo shfaqet duke fjetur gjumë në krahët e të atit. Paul Walker u nda tragjikisht nga jeta në vitin 2013-të në moshën 40-vjeçare. Aktori i “Fast & Furious” po udhëtonte me një makinë Porsche Carrera GT në momentin kur u përplas me dy pemë dhe një shtyllë betoni e më pas ndërroi jetë.

Ai ka lënë si trashëgimtare vetëm Meadow, e cila ka ardhur në jetë nga lidhja që ai ka pasur me Rebecca Soteros.
Shtuar më 01/12/2020, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori