6.431 $ për hotel me 5 yje, familja kalon "pushime makthi" (FOTO LAJM)

Nuala Finch dhe familja e saj paguan 6.431 $ në pushimet e tyre dy javore në Kos, por ajo deklaroi se dhoma e hotelit ku ata qëndruan ishte si një burg i vërtetë. Një arkitekt pretendon se hoteli me pesë yje TUI në të cilin qëndroi në Greqi ishte aq i keq sa në Angli me siguri do të dënohej pronari i saj.

Ajo çfarë ra më shumë në sy në dhomën e hotelit ishte rrjeti elektrik dhe sistemi i prizave që nuk funksiononte fare. Për më tepër disa spina arritën edhe të shkrinin komplet prizat dhe familja ka realizuar edhe fotot e llahtarshme që dëshmojnë se në sa kushte të këqija kanë jetuar për plot dy java.

Madje edhe ambienti i pishinës ishte i tmerrshëm pasi mungonin shezllonat e në vend të tyre kishte vetëm disa dysheqe krevatesh tek të dalë jashtë përdorimit dhe në gjendje të mjerueshme.

Pamjet e broshurave të TUI të Dimitra Beach Resort tregojnë një ambient mahnitës me dhoma të freskëta, të bardha dhe zona publike të kundërta me ngjyrën blu të pishinës, detit dhe qiellit.

Por i njëjti hotel ishte në lajme në fillim të kësaj jave kur një familje pretendoi se një "çekuilibër kimik" në pishinë i kishte kthyer flokët e tyre të gjelbra dhe kishte tharë lëkurën e tyre.

Nuala, 45 vjeç, fluturoi nga Londra Gatwick në Kos më 17 korrik për dy javë e shoqëruar nga burri i saj, Gary, 51 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Jack, 8 dhe James, 11 vjeç.

Pamje të tjera të marra nga Nuala tregojnë se dhoma e tyre kishte dyshekë me njolla, një mbulesë të shqyer dhe disa sipërfaqe të zymta.
Shtuar më 09/08/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori