60 mijë dollar për tu dukur si Kim Kardashian, modelja indiane po korr suksesin (FOTO LAJM)

Një modele Instagrami, e njohur edhe si sozia indiane e Kim Kardashian ka zbuluar se ka shpenzuar thuajse 60 mijë dollarë për të rritur të pasmet e saj, për ti ngjarë sa më shumë idhullit të saj Kim.

Shilpa Sethi, 25 vjeç, ka fituar një ushtri me ndjekësa në Instagram, 1.7 milionë, vetëm falë formave të saj fizike.

Shilpa, e cila jeton në Nju Delhi, i është nënshtruar 4 operacioneve në 2 vjet, për të transformuar trupin e saj në pjesën e pasme.

Ajo poston rregullisht fotoInstagram, ku shfaqet me të brendshme. Tashmë kjo është mënyra sesi 25 vjeçarja siguron të ardhura të majme mujore ndërsa më herët ka punuar si Make-Up Artist dhe web dizajner.

Tani fokusi i saj është modelingu me kohë të plotë. Ajo beson se është bërë popullore në rrjet falë linjave të saj, që për Indinë janë krejt të pazakonta.

Për Shilpën nuk kanë munguar mesazhet as nga personazhe të njohur, mes tyre rreperë të famshëm apo sportistë e atletë.

Shtuar më 18/06/2020, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori