Silva Gunbardhi i nxorri kontratën, Mandi Nishtulla nuk ndal sulmet: O hajdute, me lekët e mia bëre vila

Ditën e djeshme Silva Gunbardhi në “Expuls” nxori kontratën me “Acromax” ku sipas saj, vërtetonte me firma se Silva merr vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% e ndërsa 90% të tyre i merr Alfred Sula, kompozitori këngës dhe njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishtullës. Gjithçka erdhi pas akuzave të Mandi Nishtullës muaj më parë, po në të njëjtin emision, ku thoshte se Silva dhe Dafi kanë marrë të gjitha lekët e fitimeve të këngës “Te ka lali shpirt”.

Ende pa kaluar jo më shumë se 24 orë nga transmetimi intervistës, ka ardhur reagimi i Mandi Nishtullës në llogarinë e tij në Facebook.

Mandi ka postuar një pjesë nga intervista, e pasi ka tag-uar Silvën, ka shkruajtur:

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva,” ka shkruar ai.

“O hajdute, me lekët e mia bërë vila”, Mandi Nishtulla

Ndërsa Silva iu përgjigj;

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë Zotin o mashtrues!”