6 vite mungesë, si e kujtojnë miqtë dhe bashkëpunëtorët Sokol Olldashin (FOTO LAJM)
Ndër miqtë e parë që e kujtoi sot Olldashin ka qenë Çim Rexha, i cili ka publikuar një video të rrallë në rrjetet sociale, ku
Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë. Në videon e filmuar disa vite më parë, shfaqet në 30 sekonda ish-deputeti i ndjerë demokrat, teksa shpalos talentin edhe në muzikë.
Për katër legjislatura u zgjodh si deputet i Partisë Demokratike, duke shërbyer edhe si ministër i Brendshëm e i Transporteve në qeverinë e demokratëve, 2005-2013. Demokratët janë ata që e ndiejnë edhe më shumë mungesën e Sokolit, një zë i fuqishëm kundër padrejtësisë, i drejtpërdrejtë me kundërshtarin si dhe koleg e ortak i besueshëm për grupimin politik ku militoi, shkruan mapo.
Ishte kryedemokrati Lulzim Basha i cili postoi sot në mëngjes në Twitter një foto me Glaukun, djalin e madh të
Sokol Olldashit si dhe duke shkruar: Na
mungon Sokoli!
Postimi i Bashës:
Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Na
mungon Sokoli.
Edhe figura të tjera të Partisë Demokratike kanë përcjellë mesazhe për ish-bashkëpunëtorin e tyre, i cili tashmë jeton përmes kujtimeve.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 21:43