Po mahnit gjithë botën, 6 fakte për aktorin e "Joker" (FOTO LAJM)

Të bësh një film të mirë duhet të kesh një ekip të kualifikuar të njerëzve profesionistë. Regjisori dhe ekipi i producentëve janë ata që historitë e dhimbshme i bëjnë realitet në ekrane.

Megjithatë, ka disa filma ku aktorët në rolin e tyre kryesor e kryejnë aq mirë punën sa që duket sikur suksesi i filmit është si rezultat i talentit të tyre. Një rast i tillë është edhe Joaquin Phoenix, apo aktori i Joker.

Disa fakte interesante rreth aktorit, i cili mahniti gjithë botën me performancën e tij të fundit në filmin Joker.

1.Sekreti prapa buzës së carë
Sigurisht ndoshta tashmë e keni vërejtur një karakteristikë unike në fytyrën e aktorit. Edhe pse të gjithë e dimë se shenjat paraqiten dhe mbesin në rast të ndonjë aksidenti, operacioni apo sëmundjeje, e vërteta është se Joaquin u lind me të. Kjo shenjë e ka shoqëruar atë përgjatë gjithë jetës.

2.Ai është paraqitur në më shumë se 30 filma deri më tani
Karriera e tij e aktrimit filloi më 1986 kur ishte vetëm 12 vjeç. Prej atëherë, ai është paraqitur në filma si SpaceCamp, Gladiator, Her, Walk the Line dhe shumë të tjerë.

3.Nuk ha mish që nga mosha 3 vjeçare
Familja e tij ishte gjithmonë vegjetariane, kështu që ai u adaptua me këtë lloj jete qysh në moshë të re. Aktualisht ai punon me shumë organizata për mbrojtje të kafshëve dhe ka bërë shumë fushata në të kaluarën për të rritur ndërgjegjësimin rreth abuzimit të kafshëve.

4.Iu deshën 4 muaj të mësohej me të qeshurën e Joker
E qeshura e këtij personazhi është e mbushur me vuajtje dhe frikë, pasi nxitet nga një gjendje e ngjashme me epilepsinë. Phoenix i studioi mirë sjelljet e njerëzve me këtë gjendje shëndetësore me muaj të tërë, derisa arriti ta përsosë të qeshurën unike.

5.Punoi si zjarrfikës një muaj për të praktikuar një rol
Në Ladder 49, Joaquin luajti rolin e një zjarrfikësi i cili u detyrua të përballej me një zjarr të madh për ta shpëtuar një familje. Si pjesë e hulumtimit për ta sjellë në jetë personazhin e tij, ai punoi si zjarrfikës për një muaj.

6.Humbi 20kg vetëm për ta luajtur Jokerin
Edhe pse mendoi se gjëja më e mirë që do të mund ta bënte për rolin ishte të shtonte peshë, Todd Philips, regjisori i filmit, e bindi atë ndryshe. Ai iu nënshtrua një diete strikte që e ndihmoi atë të humbte 20kg.
Shtuar më 23/10/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori