Plagosje më armë zjarri në Kosovë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Leposaviq të Kosovës.

Policia e Kosovës bën me dije se i plagosuri është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Leposaviq 10.04.2023-22:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës veri , pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga person-a ende të paidentifikuar. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, është njoftuar prokurori dhe rast është në procedurë hetimore./albeu.com/ 


Shtuar 11.04.2023 09:14