E rëndë në Pogradec, i moshuari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një i moshuar është hedhur nga kati i pesët i pallatit ku banonte.

Për fat të keq 85-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për Skënder Muçollarin.

Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar.

85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur.

Mësohet gjithashtu se i moshuari vuante nga skleroza./albeu.com/