53 fashikuj, dosja e Tahirit transportohet me karrocë në gjykatë (FOTO LAJM)

Saimir Tahiri ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ku do të zhvillohet seanca paraprake në lidhje me akuzat ndaj tij.

Në momentin e paraqitjes së tij në gjykatë sëbashku me avokatin Maks Haxhia, gazetarëve iu ra në fy dosja voluminoze prej 53 fashikujsh që Tahiri kishte marrë me vetë në ambientet e gjykatës.

Për të dorëzuar këto materiale, punonjësve të gjykatës iu desh përdorimi i karrocës së posaçme. Përpos kësaj, një tjetër punonjëse mbante në duar edhe disa fashikuj të tjerë të dosjes duke dhënë të kuptohet se Tahiri është përgatitur mirë për këtë gjyq.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori