Takimi me Berishën, Meta: Ja kur do u tregoj të vërtetën gjithë të trishtuarve e të gëzuarve (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Berisha deklaroi se është takuar edhe me presidentin Ilir Meta para se të arrihej marrëveshja për koalizionin për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Meta pak minuta më parë ka nënvijëzuar se për të mësuar të vërtetën e takimit me Berishën, do të flasë vet sot në një studio televizive.

Komentet Meta i bëri përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungoi edhe ironia.

“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavaruarit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë në ora 20:00 në Fax News, në intervistë për emisionin “Pushteti” të gazetares, Juela Meçani”, ka shkruar Meta./albeu.com/


Shtuar 1.02.2022 16:32