Shpërthime të fuqishme në Kiev teksa gazetari i ABC raportonte LIVE (VIDEO)

KIEV – Disa shpërthime kanë “shtangur” ekipin e xhirimit të ABC gjatë një raportimi “Live” direkt nga qendra e Kievit. Teksa gazetari Taulant Kopliku raportonte lidhur me situatën në zemër të Ukrainës, që prej disa ditësh makineria vrastare e Putin kërkon ta pushtojë, janë dëgjuar disa herë shpërthime.

Këto shpërthime raportohet se kanë ndodhur rreth 15 kilometra larg nga vendi ku gazetari i ABC Taulant Kopliku dhe operatori Ardian Kamberi. Situata ka krijuar tension gjatë raportimit “Live”.

“Ja, ka shpërthime. Disa shpërthime të njëpasnjëshme” tha Kopliku.


Shtuar 6.03.2022 12:46