Pesë shtete të Bashkimit
Evropian kërkojnë që për Maqedoninë dhe Serbinë të rikthehet
regjimi i vizave. Pas Gjermanisë, edhe Belgjika, Luksemburgu, Suedia dhe Holanda kanë kërkuar që për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë të rikthehet
regjimi i vizave, për shkak të rritjes ekstreme të numrit të azilkërkuesve dy muajt e fundit nga këto dy vende.
Sipas paralajmërimeve, kërkesa për
kthimin e vizave duhet të shqyrtohet në Samitin e
ministrave të punëve të brendshme dhe atyre të drejtësisë të vendeve anëtare të Bashkimit
Evropian, që do të mbahet më 25 tetor. Këshilli i
ministrave të vendeve të BE-së, vitin e kaluar miratoi masa të jashtëzakonshme, me të cilat Komisionit
Evropian i dha mundësi përkohësisht të pezullojë regjimin pa viza, nëse atë e kërkon ndonjë vend anëtar i BE-së.
Edhe pse paralajmërimi për
kthimin e mundshëm të regjimit të vizave është bërë publik prej disa ditësh, autoritetet në vend, ende nuk komentojnë këto paralajmërime apo masat që kanë ndërmarrë institucionet vendore për të parandaluar fluksin e madh të azilkërkuesve nga Maqedonia.
Nga ana tjetër kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se qytetarët e Serbisë nuk janë fajtorë për
kthimin e mundshëm të regjimit të vizave. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012,
ora 17:52