5 rregulla strikte që Kate Middleton i ka mësuar nga të qenit dukeshë (FOTO LAJM)

Britania e Madhe është një nga vendet e pakta që ka arritur të mbajë një monarki nëpër shekuj. Kjo u bë e mundur falë besnikërisë së vendit ndaj traditave. Ka në fakt kërkesa të veçanta në lidhje me mënyrën se si duken anëtarët e familjes mbretërore jashtë këtyre traditave. Njerëzit duan të shohin si duket dukesha e Cambridge në jetën e përditshme. Ajo sot mund të jetë një shembull elegance, por në të kaluarën çdo gjë ka qenë ndryshe.

Gjithsesi, ne sot do t’ju tregojmë disa leksione mode që duhet të mësoni nga dukesha Kate.

Mos u mbështet tek vetja, punësoni një ekspert

Në vitin 2016 Dukesha doli në kopertinën e Vogue. Kate krijoi një pamje të zakonshme dhe nuk vendosi të punësojë një stilist. Fatkeqësisht, imazhi u kritikua nga njerëzit: ata shkruan se ishte një imazh shumë i thjeshtë për një dukeshë. Më vonë Kate e kuptoi se nuk duhej të rrezikonte dhe vendosi t’i drejtohej ekspertëve. Tashmë që Kate ia beson veshjet e saj stilistëve, imazhi është më i kuruar dhe më mbreslënës.

Nuk i vesh më rrobat e vjetra

Kur Kate nuk e kishte statusin që mban sot, ajo vishte edhe çizme kamoshi të vjetra. Mirëpo, Kate tashmë e ka të ndalur të veshë rroba të vjetra. Çdo gjë duhet të jetë estetike tek veshjet e saj.

Blerja e disa artikujve identikë

Për të shmangur problemin e përshkruar më sipër, dukesha blen 2 ose më shumë artikuj identikë (por me ngjyra të ndryshme).

Shmang ngjyrat e ndezura dhe fustanet kur fryn erë

Dukesha ka këmbë të gjata të mrekullueshme, por "efekti Marilyn Monroe" dhe kodi i veshjes mbretërore janë të papajtueshme.

I përshtat veshjet sipas kodit të saj

Shumë veshje janë të përshtatshme për pasarela, por jo të gjitha janë në rregull për familjen britanike. Kështu, veshjet e stilistëve modifikohen sipas rregullave. Asistentët mbretërorë mund të ndryshojnë gjatësinë e një fustani, formën e mëngëve dhe transparencën e rrobave.
Shtuar më 14/11/2019, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori