47 vjeç dhe në super formë, aktorja e njohur zbulon sekretin (FOTO LAJM)

Edhe pse është 47 vjec, Sofia Vergara ruan një formë fizike për tu pasur zili dhe nuk e ka problem ti ndajë sekretete e saj me fansat.

Gunnar Peterson, trajneri i vet personal, i cili punon edhe me Jennifer Lopez, Angelina Jolie e Kim Kardashian, thotë se ka kombinuar për aktoren një trajnim kardio, por me pesha, të cilit herë pas herë i shton ndonjë lëvizje të vështirë: pesë minuta nxehje, 30 minuta ushtrime, 5 minuta stretching. 40 minuta gjithsej në ditë, edhe mund ti gjejme për veten, thotë ai.

Sofia megjithatë, është e kujdesshme edhe me ushqimin. Dieta e saj përfshin shmangien e alkolit, sheqerit, karbohirateve në darkë, dhe gjumin e bën të plotë. Trajneri i saj i këshillon të gjithë të heqin dorë nga ushqimet si orizi, patatet, makaronat, e madje nuk është as fans i tërshërës.

Sofia tregon se kur është më xhirime, përgjithësisht konsumon një omëletë me të bardhë veze, bukë të thekur me avocado e perime, ndërsa në shtëpi ha kos me fruta dhe granola.

Shtuar më 20/05/2020, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori