40 vjetori madhështor i Kim Kardashian, pse mungoi Kylie (FOTO LAJM)

Festa e ditëlindjes së Kim Kardashian dhe udhëtimi drejt ishullit privat në Haiti u bë kryefjala e të gjitha mediave dhe foto të shumta qarkulluan në rrjet.

40-vjeçarja u shfaq pranë personave më të dashur, mamasë, vëllait e motrave të saj mirëpo me siguri e vutë re se në çdo foto mungonte Kylie Jenner.

22-vjeçarja nuk ka udhëtuar me familjen për të festuar organizimet fantastike të ditëlindjes së Kim-it dhe fansat menduan se diçka nuk shkon mes motrave.

Kjo pasi Kylie nuk ishte gjithashtu e pranishme në episodin e 40-vjetorit të Kim për “Keeping Up With The Kardashians”.

Mirëpo, mediat e huaja tregojnë se s’ka vend për panik, pasi raportet mes motrave janë të shkëlqyera.

E vetmja arsye që Kylie mungoi në festën e 40-vjetorit të Kim-it ishte pasi ajo gjendjen në Houston bashkë me Travis, me të cilin është ribashkuar më në fund.

Shtuar më 30/10/2020, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori