40 vite më të vogël, aktori i "Rocky" propozon të dashurën (FOTO LAJM)

Dolph Lundgren është bombarduar nga komentet negative në internet pas fejesës së tij.

Ylli i “Rocky”, 62 vjeç, kohët e fundit u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës së tij, Emma Krokdal, 24 vjeç.

Muajin e kaluar, Dolph njoftoi se bukuroshja bjonde Emma së shpejti do të jetë gruaja e tij, pasi i propozoi në një udhëtim romantik në Suedi.

Në një ndër postimet, aktori shkruajti: "Diçka shumë e veçantë ndodhi këtu në Suedi."

Trajnerja personale, Emma, shfaqet duke buzëqeshur teksa tregon unazën tërheqëse prej diamanti.

Fatkeqësisht për ish-yllin Rocky, fansat dhe ndjekësit e kritikuan duke e krahasuar Emma-n me vajzat e tij, Ida-n, 24 vjeç dhe Greta-n, 18 vjeç, të cilat i me ish-gruan, Anette Qviberg.

Dolph e bëri publike marrëdhënien me Emën, e cila është gati 40 vjet më e vogël, në janar të këtij viti.
Shtuar më 03/07/2020, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori