4 vite bashkë, "Sarp" i jep fund lidhjes me të dashurën (FOTO LAJM)

Aktori Çagatay Ulusoy i cili u bë shumë i njohur me rolin e “Sarpit”, prej 4 vitesh ishte në një lidhje me aktoren Duygu Sarisin.

Dyshja u njoh në vitin 2016 dhe gjërat mes tyre duket se po shkonin mirë. Madje edhe karantinën çifti e kaloi bashkë në një shtëpi larg qytetit, teksa e dashura e aktorit tregoi se ai kishte gatuar për të.

Megjithatë karantina ka qenë edhe shkaku pse çifti i ka dhënë fund lidhjes. Kështu po përflitet sot në mediat turke të cilat shkruajnë se Çagatay dhe Duygu nuk arritën ta vazhdonin lidhjen gjatë këtij proçesi karantine dhe kanë vendosur të ndahen.

Ata nuk janë çifti i vetëm turk që ndahen gjatë kësaj periudhe pasi edhe shumë të tjerë çifte të njohur nuk e kanë përballur dot karantinën së bashku.

Çagatay dhe Duygu kanë preferuar të mos flasin për lidhjen e tyre dhe as për ndarjen e papritur.

Shtuar më 25/05/2020, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori