4 ide të minutës së fundit për të veshur gjatë festave! (FOTO LAJM)

Veshjet me temina:
Shkëlqimi është epiteti që do i shkonte përshtat festave të dhjetorit. Si mundësi zgjedhje një fustan më temina dhe xixëllima, do na bënte më vezëllues sa vetë dielli, duke u kthyer në dritën dhe atmosferën e festës.
Për disa prej nesh, sezoni i festave të Dhjetorit, ashtu si dasmat në verë, kthehen në një stres, pasi problemi më i madh është përzgjedhja e veshjeve. Kjo, pasi jemi mësuar që ta lëmë në momentin e fundit për të zgjedhur çfarë do të veshim gjatë festave të fundvitit. Kështu asnjëherë nuk gjejmë veshjen perfekte, që të na tregojë sa provokues,aq edhe sharmant.

Koloret dhe materialin e copës që na sugjeron “Bazar”, janë të forta por të përshtatshme për çdo dhjetor. Kombinimet perfekte për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, fillojnë nga fustanet vetvet deri tek kostumet.
Shtuar më 07/12/2019, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori