3.5 milion euro makinë, njihni krenarinë e Bugattit (FOTO LAJM)

Bugatti ka publikuar fotografi të Chiron Super Sport 300+, një model i ri prototipi i të cilit kohët e fundit arriti shpejtësinë mbi 480 kilometra në orë.

Kur Bugatti lëshoi një video të prototipit të modifikuar Chiron me shpejtësinë më të lartë prej 490 km/orë në fillim të shtatorit, rekordi i tij nuk u bë zyrtar pasi nuk ishte një makinë prodhimi.

Tani prodhuesi ka zbuluar se është duke përgatitur një model bazuar në një prototip super të shpejtë, të quajtur Chiron Super Sport 300+.

Versioni i prodhimit nga jashtë duket pothuajse identik me prototipin, dhe kabina do të ketë dy ulëse, ndryshe nga vetura e para-prodhimit që kishte vetëm ulësen garuese të shoferit.

Gjithashtu, modeli serik nuk do të ketë elementë shtesë që ishin ndërtuar në prototip.

Bugatti do të prodhojë vetëm 30 kopje të këtij modeli, me një çmim fillestar prej 3.5 milionë euro.

Shtuar më 13/09/2019, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori