3 vjet pas ndarjes nga Bora Zemani, flet DJ-i i njohur: Kam tradhtuar (VIDEO)
Dj-i i njohur Vin Veli ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, ku ka folur për shumë detaje nga jeta e tij private.

Pas ndarjes nga Bora Zemani, afro 3 vite më parë, ai u pyet nëse ekziston një femër që ia ka vjedhur zemrën dhe deklaroi se do ta bëjë publike kur të martohet.

Megjithatë martesën Vin Veli nuk e sheh shumë larg, por në një ta ardhme të mesme, siç tha DJ-i, ndoshta pas 3 vitesh.

Vin Veli nuk i shpëtoi as një pyetje me spec të moderatores, për tradhtinë. Ai u pyet a ka tradhtuar ndonjëherë dhe në përgjigje u tregua i sinqertë.

“E them që kam tradhtuar. Mendoj që shumë njerëz kanë tradhtuar, pavarësisht se nuk e thonë!”

“Nuk më kujtohet përse kam tradhtuar, janë pjesë të adoleshencës që nuk i mbaj mend për momentin. Mund të ketë qenë monotonia”.

Sa i përket dashurisë Vin Veli tha se në jetën e tij ka dashuruar 3 herë, por nuk e specifikoi nëse kjo e treta po ndodh aktualisht.
Shtuar më 23/01/2020, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori