3 viktima nga koronavirusi në Itali, mediat marrin vendimin drastik për publikun (FOTO LAJM)
Në Itali të prekura nga koronavirusi janë edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që në emisionin e djeshëm drejtpërdrejt “Non è la d’Urso”, të dalë në transmetim pa publikstudio.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe “Le Iene” që transmetohet të martën dhe të enjten.

“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona.

Thuhet se ‘the show must go on’, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo. Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku”, tha Barbara d’Urso në një postim në Instagram.

Edhe drejtuesit e programit “Le Iene” thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publikstudio.

Shtuar më 24/02/2020, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori