3 mijë dollar orë, Elisa Spiropali tregon luksin në emision (FOTO LAJM)

Elisa Spiropali është një ndër deputetet e Partisë Socialiste më të komentuar në media.

Fillimisht Spiropali tërhoqi vëmendje me deklaratat e bujshme e më pas nisi dhe ndryshimi radikal në pamje e veshje, gjë e cila nuk mund të kalonte pa komentuar.

Pavarësisht kësaj, Elisa Spiropali është një ndër socialistet më aktive në PS, dhe për këtë ftohet pothuajse çdo natë në emisionet politike.

Pikërisht në një ndër emisionet është vërejtuar ora super e shtrenjtë e Elisa Spiropalit.

Faqja "Lolita" në Facebook, ka gjetur dhe zbuluar çmimin e orës së shtrenjtë të saj e cila shkon 3 mijë dollarë.

Dhe kjo nuk është shumë çudi, për shkak se Spiropali njihet për jetën e luksit, makinat e shtrenjta e rrobat firmato. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori