Raporti mbi lirinë e mediave: 488 të burgosur dhe 46 gazetarë të vrarë në 2021

488 gazetarë janë burgosur dhe 46 gazetarë janë vrarë gjatë vitit 2021.

Këto të dhëna vijnë sipas një raportimi të Reporterëve pa Kufij.

“Asnjëherë më parë që nga krijimi i raportit vjetor të RSF-së në 1995 nuk ka qenë kaq i lartë numri i gazetarëve të burgosur, thuhet në deklaratën për shtyp.

Rritja e tyre alarmante prej 20% në një vit i detyrohet “kryesisht tre vendeve”, Mianmarit , Bjellorusisë dhe Kinës, ku ligji i sigurisë kombëtare në Hong Kong ka shkaktuar një rritje masive të gazetarëve të burgosur. Gjithashtu “asnjëherë më parë RSF nuk ka regjistruar një numër kaq të madh grash” në mesin e gazetarëve të burgosur, të cilët tani kanë arritur në 60, domethënë është rritur me një të tretën në krahasim me vitin 2020.

Megjithëse burrat vazhdojnë të përbëjnë shumicën dërrmuese të gazetarëve të burgosur në mbarë botën (87.7%), më shumë gra (17) janë burgosur në Bjellorusi sesa homologët e tyre meshkuj (15). Në Mianmar ku ushtria mori pushtetin në një grusht shteti, numri i gazetarëve është rritur në 53, nga vetëm dy një vit më parë, shkruan abcnews.al

Pesë vendet ku janë burgosur më shumë gazetarë më 1 dhjetor janë Kina (127), Mianmari (53), Vietnami (43), Bjellorusia (32) dhe Arabia Saudite (31). Megjithatë, numri i gazetarëve dhe profesionistëve të medias të vrarë – 46 persona është më i ulëti që është regjistruar në 20 vite, thekson organizata.
Shumica e vdekjeve ishin vrasje të synuara: “65% e viktimave u shënjestruan dhe u vranë qëllimisht.

Vendet më të rrezikshme

Meksika dhe Afganistani mbetën dy vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me 7 dhe 6 të viktima respektivisht. Në këtë listë makabre, në vendin e tretë është Jemeni dhe India, me nga 4 të vrarë.

Gjithashtu 65 gazetarë dhe bashkëpunëtorë të medias mbahen peng, dy më shumë se vitin e kaluar./albeu.com/