250 mijë veta kanë kërkuar shtetësinë e Liberlandit (FOTO LAJM)

Shteti më i vogël në botë vetëm 7 km katrorë është një territor që ndodhet ndërmjet Serbisë e Kroacisë, i cili është themeluar nga shtetasi çek Vid Jedliçka.

Themeluesi Jedliçka deklaron se deri më tani rreth 250 mijë veta kanë kërkuar shtetësi të Liberlandit. Ai e cilëson shtetin e tij si një vend me ndikim minimal tatimor e rregullash në jetën e njeriut me moton "Jeto dhe lejo të jetojnë". Politikani 31 vjeçar lider rajonal i Partisë së qytetarëve të lirë i cili në Çeki njihet si kritik i BE-së.

Sipas konventës së Montevideos, të cilën e kanë nënshkruar ShBA në vitin 1933, janë dhënë teoritë e shtetësisë e janë standardet se çdo shtet duhet të ketë shtetësi, territor dhe pushtetet politik. "I kemi të gjitha këto, e kemi territorin, i kemi banorët. Ne kujdesemi për këtë vend në baza ditore dhe jemi të gatshëm ta ndërtojmë shtetin këtu", ka theksuar Jedliçka.

Ndërkohë zyrtarë të Ambasadës kroate pohojnë se "Nuk konsiderojmë shtet".

Ideja e Jedliçkas është parë edhe në vitin, 1967, kur u themelua Siland, në platformën e braktisur të naftës afër brigjeve angleze, i cili nuk u njoh kurrë, por i cili e ka flamurin e vet, ekipin e futbollit dhe dy banorë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori