Ngjarja e rëndë në spitalin Covid në Tetovë, familjarët pesimist për zbardhjen e hetimeve

“Edhe pse kanë kaluar 28 ditë që kur spitali modular u përfshi nga zjarri akoma nuk kemi asnjë të dyshuar.

Zbardhjen e rastit e presin edhe familjarët që kanë humbur të afrimit e tyre. Mumin Ismaili njëri nga familjarët që ka humbur nënën pret që ky rast të zbardhet dhe habitet me atë se edhe pas 28 ditëve akoma nuk ka asnjë të arrestuar e as të dorëhequr.

“Pa dyshim që ne presim që ky rast të zbardhet deri në fund. Fajtor do të ketë përgjegjësi duhet të merr dikush por edhe pse kaluan një muaj nuk pamë asnjë arrestim edhe pse kishte fjalë për dorëheqje të ministrit, zëvendësministrit. Edhe për ato doli Zaevi i demantoi se nuk ka nevojë për një dorëheqje por duhet të ketë përgjegjësi, dikush e ka përgjegjësinë për këtë”, rrëfehet Mumini.

Mumini ka qenë njëri nga të lënduarit e zjarrit i cili ka pasur lëndime në kokë por për të ai thotë se nuk ka pasur asnjë dokument edhe pse ka qëndruar 10 orë në spital edhe ka marrë terapi oksigjeni.

“Kam qenë i djegur në kokë më kanë çuar në spital në katin e dytë. Atje kamë ndenjur 10 orë me terapi. Në mëngjes më kanë liruar nga spitali por nuk kam asnjë dokument se kamë qëndruar në spital”.

Sipas raportit që doli dje shkaktar i shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë ka qenë është një kabull vazhdues. Zjarri në spitalin modular në Tetovë ua mori jetën 14 personave./TV21


Shtuar 7.10.2021 10:28