BE-ja kritikon Kinën për mbështetjen për Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të martën, 4 prill, kritikoi Kinën për mbështetjen e Rusisë gjatë kohës së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe e quajti atë “një shkelje flagrante” të angazhimeve të Pekinit ndaj Kombeve të Bashkuara.

“Nuk mund të jetë në anën e agresorit”, tha Borrell para një udhëtimi drejt Pekinit të presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Duke qëndruar përkrah sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Borrell ishte tejet kritik ndaj Kinës, që ka lëvizur gjithnjë e më shumë nga një partner i BE-së në një rival në skenën globale.

Komentet vijnë pak para se udhëheqësit kryesore të Evropës priten ta theksojnë në Pekin se marrëveshjes mes Pekinit dhe bllokut evropian do të varen nga raporti mes Kinës dhe Rusisë.

Macron dhe Von der Leyen pritet ta paralajmërojnë Kinën të mos i dërgojmë armatim Rusisë, gjatë bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping të enjten, 6 prill. Pak përpara vizitës, Von der Leyen pati një telefonatë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy për koordinuar strategjitë.

Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, vizita e Xi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dy javë më parë dërgoi një mesazh partneriteti mes dy vendeve.

“Ata ranë dakord për nevojën për të mos vendosur armë bërthamore jashtë vendit”, tha Borrell për takimin në Moskë. “Disa ditë më vonë, Rusia vendosi armë taktike, armë taktike bërthamore në Bjellorusi”, shtoi ai, duke iu referuar një njoftimi të Putinit për planet për të vendosur armë të tilla.

“Kjo vjen, për ironi, pasi presidenti kinez Xi vizitoi Moskën dhe përmendi nevojën për paqe”, shtoi shefi i diplomacisë së bllokut evropian.

Ai tha se vendosja e armëve të tilla në Bjellorusi përbën “një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane”.

Borrell tha se ai po kërkonte që Kina të ndryshojë qasjen e vet, në mënyrë që marrëdhëniet të mos përkeqësohen.

“Ne kemi qenë të qartë me Kinën se pozicioni i saj ndaj mizorive dhe krimeve të luftës të Rusisë do ta përcaktojë cilësinë e marrëdhënieve tona me Pekinin”, tha ai.

Diskutimet midis Macron, Xi dhe Von der Leyen do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.

Në vitin 2022, Kina ishte partneri i tretë më i madh i BE-së në eksportet e mallrave dhe partneri më i madh për importet e BE-së./rel


Shtuar 4.04.2023 19:15

Tags: ,