Shënon të dhënat personale në qesen e drogës, tallet keq nga policia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një i ri është arrestuar në një festival muzikor pas ndihmës që ai vetë i ka dhënë policisë pasi në një qese droge kishte shkruar të dhënat e tij bashkë me numrin e telefonit.

Policia e Queensland kapi imazhin e një qese zip pasi qeni zbuloi se brenda saj ndodhej një substancë e paligjshme narkotike në Festivalin e Muzikës dhe Arteve Pamore të Maroochydore.

21-vjeçari që ka lënë qesen me sa duket ka qenë më shuam i shqetësuar për humbjen e narkotikëve sesa për ndihmën potenciale që i ka dhënë policisë drejt pronarit të qeses.

Zyrtarët nga skuadra Wide Bat dhe Burnett Tactical Crime arrestuan djaloshin të dielën më 26 gusht në festivalin njëditor.

Në një deklaratë policia tha se ishin të befasuar nga pakujdesia e përdoruesit të drogës, duke vënë emrin dhe nurmin e tij të telefonitqese.

Ai u arrestua dhe do të paraqitet në gjyq më 29 shtator, i ngarkuar me akuzën e posedimit të një droge të rrezikshme.
Shtuar më 04/09/2017, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori