200 shqiptarë mbahen "peng" 90 minuta brenda avionit (FOTO LAJM)

200 pasagjerë të linjës direkte Bruksel-Tiranë kanë përjetuar momente të vështira teksa janë mbajtur për 90 minuta brenda avionit që qendronte në piste dhe nuk nisej.

Lexues të Albeu.com kanë denoncuar pranë redaksisë këtë fakt duke thënë se pasi kanë hipur në avion duke kaluar procedurat normale të kontrollit, ata janë mbajtur brenda kabinës për më shumë se një orë e gjysmë pa marrë asnjë shpjegim se çfarë po ndodh, ndërkohë që brenda kishte gra, të moshuar dhe fëmijë.

"Avioni i linjës Bruksel-Tiranë i kompanisë TUI, i planifikuar të nisej në 06:00, niset 90 minuta me vonesë, duke mbajtur brenda në avion rreth 200 udhëtarë, përfshirë këtu fëmijë, gra shtatzëna e të moshuar", shkruan lexuesi i Albeu.com.

Nga verifikimet e bëra nga redaksia në Aeroportin e Rinasit rezulton se avioni është nisur 93 minuta me vonesë nga orari i parashikuar, i cili ishte ora 06:00 e mëngjesit.

Rezulton se avioni i kompanisë TUI është ngritur nga Brukseli në orën 7.33 nga ora 06:00 që duhej të nisej dhe është ulur në orën 09:35 nga ora 08:25 që ishte planifikuar.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim nga autoritetet për situatën e krijuar. /albeu.com/


Shtuar më 08/03/2019, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori