20 vite pa Dianën, përkujtohet “mbretëresha e zemrave” (FOTO LAJM)

Si sot, 20 vite më parë e gjithë bota do të tronditej nga aksidenti tragjik që i mori jetën në moshën 36-vjeçare princeshës Diana.

Pas 20 vite më vonë, ajo vijon të kujtohet si mbretëresha e zemrave.
Të enjten, britanikët përkujtuan Princeshën e Uellsit Diana. Përpara pallatit Kensington në Londër u vendosën lule dhe u ndezën qirinj.

Portat e pallatit u mbushen me fotografi të princeshës.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middelton shoqëroi ditën e djeshme princin Harry si dhe bashkëshortin e saj për të vizituar memorialin të ngritur në nder të Princeshës Diana, në 20 vjetorin e vdekjes së saj.

William dhe Harry, të shoqëruar nga Dukesha e Cambridge, bënë një turr përgjatë “White Garden” i cili është mbjellë në nder të kujtimit të Princeshës, për të shënuar dy dekada nga ndarja e saj nga jeta.

Në 20 vjetorin e princeshës, rrjeti britanik Channel 4 transmetoi një dokumentar të pa shfaqur me parë me intervista të Dianës, dhënë nga ajo në momente kur kamera mendohej e fikur. /albeu.com/

Shtuar më 31/08/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori