2 vite pas "Nallane", Arilena Ara dhe Flori Mumajesi sjellin super hitin e ri (FOTO LAJM)

Kanë kaluar dy vite që prej hitit "Nallane", një bashkëpunim muzikor mes Flori Mumajesit dhe Arilena Arës që rezultoi shumë i suksesshëm pasi kënga u pëlqye shumë dhe vazhdon të dëgjohet.

Pas dy viteve, Flori dhe Arilena kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish për një këngë të re. Të paktën kështu po përflitet në media pas veprimit të fundit të dy këngëtarëve.

Edhe Flori, edhe Arilena kanë pozuar të dy bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, duke lënë të kuptohet se po realizojnë foton cover për këngën e tyre të re.

Edhe Arilena së fundmi është parë duke punuar në studio, ndërsa Flori pak ditë më parë deklaroi se do publikojë dy këngë të reja. Njërën prej tyre e publikoi ndërsa tjetra pritet të jetë bashkëpunimi me Arilenën.

Shtuar më 15/11/2019, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori