2 vite më parë humbi djalin 20-vjeçar, shqiptari në Itali vdes pas aksidentit

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në shtetin fqinj të Italisë pasi është aksidentuar me makinën e tij. Mediat vendase flasin se bëhet fjalë për Kujtim Farruku, 53 vjeç, i cili vdiq një përplasje e rrezikshme në Mezzina.

Mësohet se shqiptari punonte në Itali si murator, ndërsa udhëtonte në njërin prej automjeteve që u përfshinë në aksidentin automobilistik.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme pranë Casette d’Ete, një fshat i Sant’Elpidio a Mare, ndërsa 53-vjeçari ka ndërruar jetë sot në spital pasi nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.
Ai ndërroi jetë në spitalin Civitanova Marche ku u transportua në Kryqin e Gjelbër të Porto Sant’Elpidio.
Shtuar më 04/07/2020, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori