Pritja më në fund mbaroi: Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë BRUMIN të rritet sa hap e mbyll sytë (VIDEO)

Dëshironi të surprizoni familjen tuaj por nuk keni kohë të prisni që brumi të fryhet?

Dhe ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për këtë problem.

Kur gatuani brumin, zakonisht duhet të qëndrojë në nxehtësi për rreth gjysmë ore deri në një orë për t’u dyfishuar, shkruan albeu.com.

Por shefi i kuzhinës Anabel Samons postoi një truk të thjeshtë në Tik Tok që do t’ju ndihmojë të arrini të njëjtat rezultate në 5 minuta.

Mjafton të vloni ujin dhe më pas ta hidhni në një enë rezistente ndaj zjarrit.

Më pas vendoseni enën e brumit në furrën (e fikur) dhe vendosni një enë zjarrduruese me ujë të nxehtë poshtë saj.

Lëreni për 5, 6 minuta. /albeu.com/


Shtuar 14.05.2022 13:32

Tags: